Vedat Muriqi do të bëhet blerja e dytë e Mallorcas në këtë afat kalimtar dhe ka mbetur vetëm edhe zyrtarizimi.
Klubet kanë biseduar shumë gjatë për transferimin në fjalë, pasi spanjollët nuk dëshironin një detyrim blerje dhe ia kanë arritur kësaj gjëje, pasi sulmuesi ynë do të kalojë te Mallorca si huazim me opsion blerje.
Muriqi është nënshkrimi i dytë dimëror pas ardhjes së portierit të njohur spanjoll Sergio Rico nga PSG.
Mungesa e golave te Mallorca pritet ta zgjidhë sulmuesi kosovar, shkruan Marca, ku shtohet se të shtunën ai do të jetë në Spanjë.
Drejtimi sportiv i Mallorcas ka luftuar deri në fund për Muriqin, dhe që blerja e tij të jetë me opsion.
Në fillim, Lazio donte që ky opsioni të ishte i detyrueshëm, i vlerësuar në 12 milionë euro.
Tani i mbetet trajneri Luis García Plaza, që të vendos në formacion Muriqi, pasi ai ka nevojë për një ‘vrasës’ para porte për të arritur mbetjen në elitë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...