Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, janë zotuar të bashkëpunojnë për të garantuar sigurinë energjetike të Evropës, si dhe të Ukrainës, në mes të bllokimit të vazhdueshëm me Rusinë.
“Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja po punojnë së bashku drejt furnizimit të vazhdueshëm, të mjaftueshëm dhe në kohë të BE-së me gaz natyror nga burime të ndryshme anembanë globit, për të shmangur goditjet e furnizimit, përfshirë ato që mund të rezultojnë nga një pushtim i mëtejshëm rus i Ukrainës”, thuhet në një deklaratë të përbashkët, shkruan Aljazeera.
BE-ja aktualisht varet nga Rusia për afërsisht një të tretën e furnizimeve të saj me gaz, por me Uashingtonin dhe aleatët evropianë të NATO-s, që kërcënojnë të vendosin sanksione gjymtuese ndaj Moskës nëse ajo sulmon Ukrainën, ekziston frika se Kremlini mund të përdorë dominimin e tij energjetik si levë.
Çdo ndërprerje në furnizimin me gaz të Rusisë në Evropë do të përkeqësonte një krizë ekzistuese energjetike, të shkaktuar nga një mungesë. Por plani për të siguruar që furnizimet e duhura të arrijnë në kontinent është i ndërlikuar./arbresh.info/
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...