Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Rusia përballet me “pasoja masive” nëse zgjedh “rrugën e agresionit” me Ukrainën, duke i bërë thirrje Moskës që të angazhohet në diplomaci për t’i dhënë fund krizës përgjatë kufirit me Ukrainën.
Blinken tha se Wshingtoni ende nuk e di se cili është qëllimi përfundimtar i Kremlinit për Ukrainën, ose nëse kërkesat e tij për të rishkruar strukturën ekzistuese të sigurisë së Evropës.
“Unë mendoj se i vetmi person që mund të na tregojë se cili është qëllimi përfundimtar i Kremlinit është presidenti [rus, Vladimir] Putin. Nuk mendoj se dikush tjetër e di. Dhe ai, në këtë pikë, mund të mos e di sepse çfarë ai ka bërë në të kaluarën, dhe atë që unë besoj se i nxit gjërat me mënyrën se si iu qaset atyre, është që të krijojë sa më shumë mundësi që të mundet. Dhe ata e udhëheqin gamën”, tha Blinken për REL-in.
Kryediplomati amerikan foli një ditë pasi Shtetet e Bashkuara zyrtarisht prezantuan përgjigjen e shkruar për ultimatumet e Rusisë, që u bën publike muajin e kaluar në formën e dy draft-traktateve.
Kërkesat ruse janë shoqëruar me dislokimin e mbi 100,000 trupave ruse në rajonet pranë kufijve të Ukrainës, ku janë vendosur disa prej pajisjeve më të sofistikuara ushtarake të Rusisë.
Dy dokumentet paraqesin një ristrukturim në shkallë të gjerë të strukturës së sigurisë së Evropës dhe në to bëhet thirrje për një moratorium mbi zgjerimin e NATO-s në ish-republikat sovjetike si Gjeorgjia dhe Ukraina. Po ashtu, kërkohet edhe tërheqja e trupave dhe armëve nga lokacionet në lindje të Evropës para se aleanca ushtarake të bënte zgjerimin e parë të madh pas Luftës së Ftohtë më 1999.
Propozimet, që po ashtu bëjnë thirrje për kufizime të reja në vendosjen e armëve bërthamore në Evropë dhe çështje të tjera të ndërlidhura, janë pritur gjerësisht me mospajtim nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë.
Diplomatët e SHBA-së, NATO-s, Rusisë dhe nga shtetet evropiane kanë zhvilluar tri runde të bisedimeve në Gjenevë, Bruksel dhe Vjenë më herët gjatë këtij muaji. Bisedimet kishin për qëllim shmangien e një pushtimi të shkallës së gjerë të Ukrainës nga Rusia.
Blinken minimizoi çdo divergjencë të mendimeve apo konkluzioneve ndërmjet SHBA-së dhe Ukrainës mbi seriozitetin e kërcënimit rus.
“Ne do të duhet të bëjmë gjithçka që po bëjmë bazuar në fakte, bazuar në atë që ne po shohim, në mënyrë që të sigurohemi që ata të përgatiten për çdo mundësi. Ne po e bëjmë këtë në konsultim të ngushtë me Qeverinë e Ukrainës”.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...