Google ADS

Vdes një pëson pasi zjarri përfshiu një banesë në Korçë

21:36 | 27 Janar 2022
Përparim Bublaku

Një person është asfiksuar nga tymi në një shtëpi në Korçë.

Deri tani dyshohet se zjarri ka ardhur pas shpërthimit të ngrohëses që po përdorte 67-vjeçari.

Edmond Ramollari ka qenë brenda banesës pranë shkollës artistike të muzikës.

Burime nga policia për Euronews Albania konfirmojnë se viktima ishte baba i katër fëmijëve që ndodhen në Greqi. Ai jetonte i vetëm në lagjen 7, por ngjarja ka ndodhur në banesën e një fqinji ku ka hyrë për t’u ngrohur.

Pronari i shtëpisë ndodhej në Tiranë në momentin kur ndodhi zjarri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme