Google ADS

Kosova do të marrë pjesë në turneun e xhudos, “Grand Prix” në Portugali

21:07 | 27 Janar 2022
KRG

Federata e xhudos së Kosovës, ka bërë të ditur që Kosova do të përfaqësohet me 4 garuese në Grand Prix, e cila do të mbahet në Alamada të Portugalisë.

Kjo është gara e parë për kombëtaren e Kosovës për vitin 2022.

Në këtë garë, do të marrin pjesë rreth 41 shtete, 301 garues, 179 meshkuj dhe 122 femra.

4 garueset e Kosovës janë:

1.Distria Krasniqi (-52kg)

2.Erza Muminoviqi (-52kg)

3.Flaka Loxha (-57kg)

4.Laura Fazliu (-63kg)

Distria Krasniqi, Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha do të ndeshen nesër, ndërsa Laura Fazliu të shtunën.

Ndeshje do të fillojë nesër nga ora 11:00. /arbresh.info/

Të ngjashme