Vllaznia ka shënuar fitore ndaj Kamza Basket me rezultat 85:79 (24:18, 27:21, 14:25, 20:15), në kuadër të xhiros së nëntë të Ligës Unike.
Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, me një seri prej 10:3, megjithatë, mysafirët rikthehen shpejt për të barazuar shifrat në 15:15, e për të kaluar në epërsi 18:19, por shkodranët në fund të çerekut të parë ishin më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 24:18,përcjell arbresh.info.
Vendasit vazhduan me të lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke ngritur epërsinë në 13 pikë, 45:32, ndërsa në pushim shkuan me rezultat 51:39.
Megjithatë, Kamza nuk u dorëzua dhe bëri rikthimin e madh në periodën e tretë, ku barazoi shifrat në 59:59, e më pas u zhvillua lojë interesante, derisa rezultati pas 30 minutash ishte 65:64. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë shumë interesante, por basketbollistët e Vllaznisë ishin më të vëmendshëm dhe fituan 85:79. Tashmë të dy skuadrat kanë nga dy fitore dhe shtatë humbje.
Te Vllaznia u dallua Matthew Butler me 22 pikë, tetë kërcime e tetë asistime, kurse te Kamza u dallua Matthew Eldridge me 24 pikë e dhjetë kërcime.
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...