Rezoluta që kërkon rishqyrtim të masave anti-Covid nuk miratohet në Kuvend

18:41 | 27 Janar 2022
Përparim Bublaku

Pas shumë orë debatesh për situatën me pandeminë në Kosovë, nuk është miratuar në Kuvend rezoluta e opozitës, ku ndër pikat e saj ishte edhe shqyrtimi i masave anti-Covid.

Rezoluta e paraqitur nga LDK si thirrëse e debatit dhe e mbështetur nga PDK e AAK , mori 21 vota për , 41 kundër dhe asnjë abstenim.
Në sallë ishin 62 deputetë.

Ndër pikat tjera të rezolutës ishin edhe investime më të mëdha në spitale, miratimi i Ligjit të Pagave.

Seanca e jashtëzakonshme lidhur me debatin parlamentarë për situatën me pandeminë ka filluar në ora 11:30, duke vazhduar deri pas orës 18:00./arbresh.info/.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme