Nga: Donika Gërvalla-Schwarz
Unë jam krenare që jam shqiptare, krenare për pavarësinë, lirinë dhe demokracinë dhe dua që të jemi pjesë e Evropës, sepse ajo është kontinenti ynë, i cili i mishëron idealet tona.
Unë dëshiroj që t’ju bëj me dije: Ajo që po ndodh në Prishtinë nuk po ndodh në emrin tim. Kjo qeveri por edhe kjo opozitë: ata nuk flasin në emrin tim. Ata ndjekin interesat e tyre dhe janë të gatshëm ta sakrifikojnë vendin për interesat e tyre kriminale, korruptive apo nacionaliste.
Ju lutem, ndihmojini familjes sime për të mos u bërë viktimë e këtyre strukturave korruptuara të kriminalizuar.
Ju lutem, ndërhyni për të rikthyer demokracinë, lirinë dhe idealet evropiane. Ju lutem, mos u bëni spektatore pasive ndërkohë që vendi ynë po bie në dorë të radikalëve.
Ju lutem, mos na u impononi, më gjatë dhe më shumë se shumë vende të tjera evropiane kemi sakrifikuar për liri dhe demokraci.
Ju lutem, mos na jepni mend, por na dëgjoni: dëgjojini ata për të cilët Kosova, Evropa dhe demokracia janë të rëndësishme. Dilni kundër radikalizmit të vendit tonë në krah të që janë të gatshëm të luftojnë korrupsionin, kriminalitetin dhe radikalizmin. Në Kosovë këta njerëz përbëjnë një një shumicë të panumërt. Mos e lini në baltë këtë shumicë. Nëse Ju, ashtu si deri tani, ia lini në dorë Kosovën të korruptuarve, kriminelëve dhe radikalëve, atëherë rreziqet për vendin tonë, por edhe për Evropën do të jenë të pallogaritshme.
Mbetet në interes të Evropës që t’iu ndihmohet tani dhe dukshëm demokratëve në Kosovë. Nëse nuk ndërmerret asgjë, kjo nuk i ndihmon askujt. Vetëm forcave radikale. Kjo na dëmton ne, por e dëmton edhe Evropën. Ende ka kohë të ndalet ky zhvillim. Së shpejti do të jetë vonë. Evropa ka pritur tepër gjatë dhe ka bashkëpunuar tepër dhe shumë ngushtë me kriminelët në Kosovë, duke i forcuar ata. Tepër pak është bërë për demokratët në Kosovë. Është koha për një ndërrim të strategjisë. Është koha që Evropa të mbështesë në Kosovë evropianët.
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë