Gjykata Speciale ka caktuar seancën e radhës ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kjo seancë që do të jetë konferencë mbi ecurinë e çështjes ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, do të mbahet më 4 shkurt, të premten e javës së ardhshme.
Kujtojmë se krerët e UÇK-së janë në pritje të një vendimi nga paneli i Apelit për lirimin ose jo nga paraburgimi të tyre.
Kjo pasi që gjyqtari paraprak ua kishte refuzuar lirimin atyre për të disatën herë, pavarësisht garancës nga Policia e Kosovës, si dhe në rastin e Thaçit, garancë nga shtetet./arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën