Ndryshojnë temperaturat, moti për dy ditët e ardhshme

16:34 | 27 Janar 2022
Përparim Bublaku

Moti në dy ditën e ardhshme në Kosovë do të jetë më pak i ftohtë nga ditët e kaluara.

Sipas IHMK-së, gjatë dy ditëve të ardhshme moti do të jetë i vranët me riga shiu e flokë bore.
Temperaturat do të jenë nga -6 deri në -3 gradë Celsius dhe 4-5.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë as rrezet e diellit nëpër disa zona. Vranësirat herë-herë do të shoqërohen me riga shiu të përziera edhe me flokë bore, ndërsa në viset malore parashihen reshje bore të intensitetit të dobët deri mesatar (ditën e premte). Të shtunën mot më stabil. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius. Ky ndryshim i temperaturave do të krijoj kushte që në shumë lokalitete të krijohet mjegulla si dukuri, ndërsa ngricat mbeten prezente gjatë natës dhe orëve të para të ditës, prandaj rekomandohet kujdes i shtuar në trafik. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme