I dyshuari për vrasjen e kryer në vitin 2012 i arrestuar në Belgjikë është ekstraduar sot në Kosovë.
Ndaj tij, Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit, shkruan arbresh.info.
Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.D.
“Me datë 16.05.2012, rreth orës 14:25, me dashje dhe për motive të ulëta ka privuar nga jeta të ndjerët B.P dhe V.P, e po ashtu ka plagosur rëndë viktimën N.P, në atë mënyrë qe deri te vrasja kishte ardhur pas një konflikti që kishin me herët këto dy familje. Me çka i pandehuri B.D kishte për të kryer veprën penale vrasje e rëndënga neni 147 pika 9 dhe 11 të KPK-së dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve nga neni 328 par.2 të KPK-së”, njofton gjykata.
Të pandehurit B.S i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se i njëjti e ka kryer veprat penale për të cilat dyshohet.
“I pandehuri, që nga data e kryerjes së veprës penale ka qenë në arrati me qëllim që ti shmanget përgjegjësisë penale dhe i njejti është arrestuar dhe është ekstraduar vetëm pas bashkëpunimit juridik – ndërkombëtar në mes të autoriteteve kosovare me autoritetet belge andaj, gjykata vlerëson se po qe se i pandehuri gjendet në liri ekziston rreziku që i njejti të arratiset përsëri e me këtë të pengoj rrjedhën normale të procedurës. Gjithashtu, duke e pas parasysh peshën e veprave penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së vrasjes gjykata ka vlerësuar se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri ekziston rreziku real që i njëjti të përfundoj veprën e nisur në dëm të viktimës N.P ose të kryejë vepër të re penale”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Gjykata sipas detyrës zyrtare vlerësoi edhe masat tjera alternative për sigurinë e pranisë së të pandehurit B.D në procedurë mirëpo, gjeti se në ketë fazë të procedurës asnjë masë tjetër alternative nuk do të ishte e adekuate.
Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...