Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 25.01.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 24.02.2022, ndaj të miturave E.J., dhe L.C.
“Caktimi i masës së paraburgimit ka ndodhur për shkak të dyshimit të bazuar se: Të miturat E.J., dhe L.C., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale kanosja nga neni nga neni 181 par.4 lidhur me par.1 dhe nenin 31. E mitura E.J., edhe për veprën penale mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve neni 366 par.1 të Kodi Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të miturave ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se në javën e dytë të muajit Janar 2022, në ambientet e një Shkolle të mesme në Prizren, në bashkëkryerje seriozisht e kanosin personin tjetër me vepra apo gjeste se do t’i shkaktojnë ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit te personi i tillë, në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëparshme mes viktimës – të dëmtuarës, dhe të miturave L.C., dhe E.J., fillimisht e dërgojnë të dëmtuarën prapa shkollës e më pas e kërcënojnë me armës – thikë, (e mitura E.J.,) me anë të një brisku me teh prej 7 cm, kështu të dëmtuarës i shkaktojnë frikë, ankth dhe pasiguri.
Kurse me datë 25 janar në orët e mesditës, në ambientet e shkollës e mitura E.J., mban në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët e tilla, ashtu që me ta arritur policia në lokacionin në fjalë, të njëjtës në çantën e saj ia gjejnë: një brisk, me teh prej 7 cm, e cila edhe i është sekuestruar nga ana e policisë.
“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjyqtarja ka marrë parasysh edhe peshën e veprës penale dhe ambientin në të cilin janë kryer këto vepra penale respektivisht në hapësirat e oborrit të shkollës së mesme, gjithashtu duke marrë parasysh mënyrën dhe forma e kryerjes së këtyre veprave penale, duke poshtëruar dhe përulur të dëmtuarën me detyrim nën kërcënimin e thikës, ndikimin negativ në opinion të këtij rasti pasi që video incizimet janë bërë publike dhe ka krijuar ndenjen e frikës dhe pasigurisë ndaj këtyre dukurive që ndodhin në institucionet arsimore, tregojnë rrezikun se në këto rrethana nëse i të miturat lihen në liri mund të përsërisin edhe ndonjë vepër tjetër penale kundër të dëmtuarës me pasoja më të rënda”, thuhet në njoftim.
Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret masa e paraburgimit është më e arsyeshme dhe domosdoshme duke marr parasysh rrethanat e lartcekura. Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./arbresh.info/
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh