Reinier do të qëndrojë te Borussia Dortmund

14:16 | 27 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Mesfushori i Real Madrid, Reinier, do të përfundojë sezonin në huazim te Borussia Dortmund.

Pavarësisht mungesës së veprimeve të tij të rregullta, është rënë dakord mes të tre palëve që Reinier të përmbushë huazimin e tij.

Reinier, 20 vjeç nuk ka luajtur për Dortmunin që nga 15 dhjetori, por drejtuesit e Realit e konsiderojnë atë shumë dhe po hartojnë planë për një tjetër lëvizje huazimi sezonin e ardhshëm, sipas raportimeve të “AS”.

Reali nuk ka plane për të hequr mesfushorin dhe e sheh atë si pjesë e projektit afatgjatë të tyre.

Marrëveshje e Reinier me Real Madridin zgat deri në vitin 2026./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme