Google ADS

Dritat e Krishtlindjeve ngadalësojnë shpejtësinë e wi-fi-së

22:20 | 1 Dhjetor 2015
Arbresh.info

Sipas Ofcom dritat e Krishtlindjeve mund të ngadalësojnë wi-fi –në e internetit tuaj.

Për këtë arsye firma angleze ka krijuar një aplikacion që kontrollon nëse sinjalet e wireless-it dërgohen në mënyrë të pandërprerë në telefonin apo tabletat tuaja.

Nga statistikat “ Ofcom’s 2015 Connected Nations report” dritat që vendosen për të zbukuruar rrugët apo dyqanet bëjnë që interneti në 6 milionë shtëpi dhe zyra të jetë i ngadaltë.

Aplikacioni i dizenjuar nga Ofcom jep gjithashtu këshilla për të identifikuar problemin me shpejtësinë e internetit.

Ndërhyrja në rrjetin e wifi vjen jo vetëm nga dritat e Krishtlindjeve por dhe nga pajisje të tjera elektronike si mikrovala apo alarmet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme