Latifi: Mbi 130 mjekë dhe 160 infermierë janë infektuar me COVID-19

13:34 | 27 Janar 2022
V. S.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka treguar se nga të dhënat e ditës së djeshme, janë evidentuar mbi 130 mjekë dhe 160 infermierë të infektuar me koronavirus.

Latifi tutje njoftoi se u është shkurtuar afati i kthimit në punë në 5 ditë, nëse janë pa simptoma.

“Mbi 130 mjekë dhe 160 infermierë janë infektuar me COVID-19. Kemi shkurtuar afatin e kthimit të tyre në punë në 5 ditë, nëse janë pa simptoma.Jemi duke vlerësuar në mënyrë kontinuele situatën epidemiologjike në vend. Vlerësojmë vazhdimisht stafin profesional që deri më tani kanë dëshmuar një qëndrueshmëri të shkëlqyeshme dhe përkushtim të pashembullt. Në Kosovë kemi zgjedhur një rrugë të moderuar. Kemi vendosur kufizime në sektore të caktuara që janë me rrezik të lartë. COVID është gjithandej. Ju lus që në këtë dhomë të shenjtë të merremi vesh si ta transformojmë shëndetësinë në Kosovë, në qendër të vëmendjes ta kemi pacientin”, tha Latifi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme