Real Madrid udhëton drejt Monacos për Aurelien Tchouameni

12:55 | 27 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Siç raportohet nga Marca, Real Madrid duket se do të ketë objektivin e tyre të parë për sezonin 2022-23, mesfushorin francez, Aurelien Tchouameni.

Reprezentuesi francez dhe lojtari i Monacos vlerësohet shumë në Madrid dhe kreu i skautëve në klub, Juni Calafat, ka udhëtuar në Monaco për të vazhduar punën për sjelljen e lojtari në kryeqytetin spanjoll.

Miguel Quipo raporton në SoyMadridista se Calafat ndodhet në Monaco prej dy ditës duke biseduar me shoqëruesit e lojtarid dhe duke u njohur me detajet e operacionit.

Mesfushori ka qenë në radarin e Madridit që para se të bëhej titullar nën urdhërat e Didier Deschamps te Kombëtarja e Francës.

Carlo Ancelotti tha javën e kaluar se klubi tashmë ka përcaktuar udhërrëfyesin e tij për sezonin e ardhshëm dhe kjo përfshinë nënshkrimin e një mesfushori që mund të zëvendësojë përfundmisht Casemiron.

Tchouameni, 22 vjeç, iu bashkua Monacos nga Bordeaux në janar të vitit 2020./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme