Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka akuzuar Qeverinë Kurti, për shifrat deri tash të të infektuarve më covid-19.
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Haxhiu ka thënë se Qeveria Kurti gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar dhe janar të këtij viti, ka pasur përpjekje për të paraqitur shifra të rrejshme me COVID-19, duke e zvogëluar numrin e rasteve të reja.
Madje sipas tij, dhjetëra pacientëve me simptoma të variantit Omicron u është dhënë terapi pa i udhëzuar që të testohen për COVID, raporton arbresh.info
“As pas dy vite të pandemisë Qeveria e Kosovës nuk arrin të dalloj variante të COVID-19, sillet me neglizhencë dhe papërgjegjësi pavarësisht situatës pandemike. Gjatë muajit dhjetor dhe në fillim të janarit 2022 kishte përpjekje nga qeveria që të paraqiten shifra të rrejshme me COVID duke i zvogëluar ato, duke i kamufluar me grip sezonal pasi simptomatologija e Omicron dhe gripit sezonal ishte e njejtë. Kemi me dhjetëra raste kur pacientët me simptoma të Omicronit u është dhënë terapia pa i udhëzuar për të bërë testin për COVID. Këta persona kanë lëvizur lirshëm dhe janë shndërruar në shpërndarës të virusit duke e rritur shpejtësinë e numrit të rasteve pozitive”, ka deklaruar Haxhiu./arbresh.info/
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...