Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj në seancën e sotme të Kuvendit ka treguar se me COVID-19 është infektuar edhe nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci.
Bogujevci është parë që ka munguar në seancën e sotme të Kuvendit.
“Edhe unë në emër të gjithë kolegëve nënshkrues shprehim përkrahjen, solidaritetin me të gjithë të infektuarit të cilët po kalojnë këtë gjendje të pandemisë por edhe kolegëve tanë, kryetarit të kuvendit dhe kryetarët dhe të gjithë të tjerëve pa përjashtim”, ka thënë Zemaj.
Zemaj ka kritikuar Qeverinë Kurti për mënyrën se si po e menaxhon gjendjen me pandeminë, derisa ka thënë se rritja e rasteve të reja me COVID është epilog mujor i paaftësisë së qeverisë./arbresh.info/
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I