Real Madrid gati të pranojë ofertën e transferimit të Newcastle për anësorin e tyre

12:05 | 27 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Raportohet se Real madrid është gati të pranojë një ofertë transferimi nga Newcastle United për Eden Hazard.

Problemi i vetëm është se vetë Hazard duket i vendosur të refuzojë çdo qasje nga sheikët e Megpies në Premier League, sipas një raporti nga El Nacional.

Reprezentuesi belg ka pasur vështirësi në kohën e tij në Bernabeu dhe nuk do të ishte aspak befasuese ta shihje atë të largohej nga klubi.

El Nacional, pretendon se shefi i Real Madridit, Florentino Perez po kërkon të shesë dhe do ta kishte pranuar ofertën e Neëcastle pa asnjë hezitim.

Megjithatë, duket e pamundur që NUFC të jetë në gjendje të bindë ish-lojtarin e Chelseat që të bëhet nënshkrimi i fundit në St James’ Park./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme