Familjarët e viktimave dhe të mbijetuarve të aksidentit të rëndë të autobusit në autostradën e Strumës janë të pakënaqur me raportin e prokurorisë bullgare, e cila thotë se shkak i aksidentit ka qenë shoferi i cili ka humbur kontrollin e autobusit dhe ka lëvizur me shpejtësi të papërshtatshëm për rrugën.
Familjarët e viktimave thonë se do të kërkojnë hetime të mëtejshme.
“Ne do të kërkojmë një hetim të vërtetë. Kjo do të shkojë në Strasburg! Le të thuhet e vërteta, dikush le të marrë përgjegjësi. Si mundet shoferi të kalojë kufirin e shpejtësisë? Cili autobus shkon 120 në orë? Kam qenë shofer gjatë gjithë jetës sime dhe e kam vozitur atë rrugë disa herë. E vërteta do të dalë në dritë.
Le të thotë dikush se çfarë kishte në autobus, jo se shoferi ishte me shpejtësi. Autobusi nuk digjet plotësisht në 30 minuta! Do të ketë sërish ekspertizë. Do të shkoni në Strasburg.
Nuk i besoj më as shtetit tonë dhe as shtetit bullgar. Kemi njerëz të gjallë që e kanë parë të vërtetën, nuk i besojmë, ndërsa besojmë, se fajin e ka shoferi i vdekur”, tha për “Sloboden Peçat” Kamuran Pajazitovski, i afërm i një udhëtari në autobusin e “Besa Trans”.
Orhan Aliti, një nga shtatë të mbijetuarit e aksidentit, i cili fatkeqësisht nuk arriti të shpëtojë djalin e tij 23-vjeçar, Visarin, në një prononcim për “Sloboden Peçat” tha se është në pritje të përfundimit të hetimeve nga institucionet.
“Presim që institucionet ta hetojnë rastin. Deri më tani askush nuk më ka kontaktuar përveç Kryqit të Kuq të Maqedonisë”, tha Aliti.
Në aksidentin e autobusit në Bullgari jetën e humbën 45 persona dhe 7 të tjerë u lënduar./Telegrafi/
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...