Bordi i Man United është i gatshëm të ndryshojë planet e trajnerit nëse kjo gjë ndodh

10:39 | 27 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Bordi i Manchester United thuhet se mund të ndryshojë planet e tyre në lidhje me punësimin e një trajneri të ri pas fillimit mbresëlënës të Ralf Ragnick në Old Trafford.

Djajtë e Kuq kanë bërë një fillim të fortë nën drejtimin e manxherit të tyre të përkohshëm, por pritet që të zëvendësojnë atë me një trajner të ri të përhershëm në mandatin e ardhshëm.

Megjithatë, planet e Man United mund të ndryshojnë nëse Rangnick arrin të udhëheqë klubin në top katërshen dhe të kualifikohen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, sipas “Sun”.

Rangnick nuk ka shumë përvojë në këtë nivel, pavarësisht se verësohet shumë në lojë, pasi ka pasur një ndikim të madh te menaxherët e suksesshëm si Jurgen Klopp dhe Thomas Tuchel./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme