Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me mbarëvajtjen e protestës së djeshme, ku qytetarët shprehën pakënaqësitë e tyre në lidhje me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Sipas raportit të Policisë, protesta zgjatë rreth gjysmë ore dhe në të morën pjesë rreth 200 protestues.
“Sheshi Skënderbeu, Prishtinë 26.01.2022 – 12:00. Është mbajtur një protestë nga shoqëria civile lidhur me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike. Në protestë kanë marrë pjesë rreth dyqind protestues, pakënaqësitë e tyre i kanë shfaqur përmes mbishkrimeve të ndryshme. Rreth orës 12:30 protesta ka përfunduar dhe çdo gjë ka kaluar pa ndonjë incident. Njësitë policore gjatë gjithë kohës kanë monitoruar mbarëvajtjen e protestës”, thuhet në raport. /arbresh.info/
Guardiola: Messi është futbollisti më i mirë ndonjëherë
Tetë këshilla si të parandaloni grumbullimin e pluhurave në ...
A e dini se kafeja është e thartë? Ja se si mund të ndikojë ...
Roboti dirigjent bën debutimin në Gjermani
Pesë ushqime që shkaktojnë probleme me hormonet
Mbrojtësi danez flet pas përballjes me Yamalin: Unë do të lu...