Policia e Kosovës është deklaruar lidhur me protestën e cila u zhvillua dje në sheshin “Skenderbeu”, saktësisht para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Në këtë njoftim është theksuar se në protestë kanë marrë pjesë rreth 200 protestues, të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre përmes mbishkrimeve të ndryshme.
“Është mbajtur një protestë nga shoqëria civile lidhur me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike. Në protestë kanë marrë pjesë rreth dyqind protestues, pakënaqësitë e tyre i kanë shfaqur përmes mbishkrimeve të ndryshme. Rreth orës 12:30 protesta ka përfunduar dhe çdo gjë ka kaluar pa ndonjë incident. Njësitë policore gjatë gjithë kohës kanë monitoruar mbarëvajtjen e protestës.”, thuhet në njoftimin për media.
Ndryshe ditën e djeshme shumë qytetarë janë mbledhur për të protestuar kundër propozimit për rritjen e çmimit të faturave të energjisë-elektrike./arbresh.info/
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e vëllaut të tij tek Ba...
Moti i ligë në Tetovë – Shtëpi dhe oborre të përmbytura
OKB: Armëpushimi në Gaza, prioritet absolut dhe urgjent
Shkolla greke përjashton 10-vjeçaren shqiptare – shkak numri...
ADN-ja e ruajtur në një kristal mund të rikthejë njerëzimin ...
Uzuni realizon gol ndaj Malagas