AC Milan është ndër skuadrat evropiane që janë të interesuara për transferimin e Pierre-Emerick Aubameyang.
Sulmuesi i Gabonit është përjashtuar nga Arsenali, pasi ka rënë në mosmarrëveshje me trajnerin, Mikel Arteta për disiplinën e tij, atij edhe iu hoq shiriti i kapitenit në fillim të këtij sezoni.
Sipas “Sky Sports”, Aubameyang ka të ngjarë të largohet nga Arsenali para mbylljes së afatit kalimtar dhe do të preferonte të qëndronte në Evropë.
Milani ka probleme me lëndimet, si Olivier Giroud ashtu edhe Zlatan Ibrahimovic.
Ata mund të konsiderojnë një lëvizjë huazimi për Aubameyang deri në fund të sezonit./Arbresh.info
Biden: Arritja e armëpushimit në Gaza është ende real
Odegaard do të humb nëntë ndeshje pas lëndimit
Aliu: Kosova synon të lidhë rrjetin hekurudhor me atë evropi...
Osmani në Akademinë e famshme ushtarake amerikane West Point...
Kryeziu: Qeveria po punon për zhbllokimin e CEFTA-s
Kurti e akuzon Perëndimin se po e “përkëdhel” Serbinë