Policia italiane ka arrestuar një shqiptar pasi u kap me 17 kilogramë kokainë. Efektivët e policisë ranë në gjurmët e shqiptarit pas hetimeve për gati një vit.
Policia toskane monitoroi një sërë personash italiane dhe të huaj, përfshirë tregtarë ambulantë dhe klientë, të cilët kishin kontakte të shpeshta me subjekte jashtë rajonit për shitjen dhe blerjen e drogës.
Nga hetimet ata dolën në përfundimin se Umbria ishte kthyer në një destinacion i grumbullimit të lëndëve narkotike. Ata ndërhynë duke arrestuar shqiptarin i cili u kap me 17 kilogram kokainë.
Pas kontrolleve edhe në shtëpi të tjera, karabinierët kontrolluan edhe makinën e njërit prej dy të dyshuarve, duke zbuluar edhe vendin ku mbahej droga që ishte gati për trafikimin e saj.
Gjatë kontrollit në garazhin e përdorur nga njëri prej dy të dyshuarve, u gjetën disa çanta të vendosura në një raft me 17 kilogramë kokainë dhe 60 mijë euro para të gatshme, shkruan Perugia Today. Droga shitej me pakicë dhe ajo mund të kapte shifrën e e mbi 1 milion e 300 mijë euro nëse do të dilte në treg./lapsi/
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...