Gjermania ka vendosur që t’ia dërgojë Ukrainës 5 mijë helmeta ushtarake, duke dërguar kështu një mesazh të qartë se do t’i qëndrojë pranë, njoftoi të mërkurën ministrja e Mbrojtjes Christine Lambrecht, por Ukraina, e cila pret ndihmë të madhe nga Perëndimi në rast agresioni rus, i konsideron njoftimet e Berlinit si simbolikë të pastër.
“Mund të konfirmoj se kemi përfunduar vlerësimin për përgjigjje të kërkesës së palës ukrainase për dorëzimin e 5 mijë helmetave ushtarake”, tha një zëdhënës në një konferencë shtypi të mërkurën, duke shtuar, se “ende nuk mund të thuhet asgjë për afatin e dorëzimit”, transmeton portal arbresh.info
“Ky është një mesazh i qartë. Ne jemi me ju”, tha ministri i mbrojtjes në Gjermani, pasi Berlini vendosi që të mos e furnizojë Kievin me armë në rast të përshkallëzimit të situatës.
Ambasadori i Ukrainës në Berlin kritikoi vendimin e qeverisë gjermane, duke e quajtur atë një “gjest simbolik”.
“Është vetëm një pikë në oqean. Nuk është as një çmim ngushëllues,” tha ambasadori Andrij Melni për agjencinë gjermane dpa.
“Ukraina pret që qeveria federale (pozita e saj) të kthehet 180 gradë, pret një ndryshim të vërtetë paradigme,” tha ai. Ukraina po kërkon furnizime të mëdha me armë – të ngjashme me ato të premtuara nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe shtetet baltike, të nevojshme për t’u mbrojtur kundër një pushtimi të mundshëm rus.
Kryetari i bashkisë së Kievit, ish-kampioni i boksit, Vitali Klitschko, e quajti dhuratën gjermane një “shaka”. “Mbeta pa fjalë për sjelljen e qeverisë gjermane. Ministria e Mbrojtjes nuk e kuptoi qartë se përballë nesh ishte një ushtri ruse e pajisur në mënyrë perfekte që mund të fillonte një pushtim të dytë të Ukrainës në çdo kohë,” tha Klitschko për tabloidin Bild.
Ai vazhdoi me një ton ironik duke pyetur: “Çfarë mbështetjeje tjetër do të na dërgojë Gjermania? Ndoshta jastëkë?” Kievi zyrtar tashmë ka shprehur pakënaqësinë me refuzimin e Gjermanisë për të furnizuar me armë Ukrainës, e cila beson se një qëndrim i tillë mund të “inkurajojë” Rusinë.
Tradicionalisht, që nga Lufta e Dytë Botërore, Gjermania ka hezituar të angazhohet në ndonjë angazhim ushtarak dhe në këtë rast beson se kjo lloj mbështetje vetëm mund të rrisë tensionet./arbresh.info/
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...