Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka deklaruar se fakti që përfaqësuesi i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar vjen në Kosovë për vizitë bashkë me ndërmjetësuesin e BE-së, Miroslav Lajçak është një mesazh për qeverinë e vendit.
“Zoti Eskobar në cilësinë e tij si përfaqësues i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor tashmë i ka vizutuar të gjitha vendet e rajonit, madje disa nga dy herë, derisa Kosovën për herë të parë do ta vizitojë javën e ardhshme. Dhe ka vendosur që kjo vizitë të mos jetë bilaterale, por bashkë me ndërmjetësuesin Lajçak. Kjo do të thotë se SHBA e ka një prioritet mbi prioretet dhe ai është dialogu dhe përmbyllja e këtij procesi. Pra, Eskobar e ka vizituar Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi e Maqedoninë, derisa Kosovën nuk e ka vizituar ende dhe ka zgjedhur ta vizitojë me z.Lajçak. Kjo është me qëllim ta jap mesazhin që dialogu është shumë i rëndësishëm dhe SHBA qëndrojnë përkrah BE-së në këtë projekt”, ka thënë Çitaku në rtk.
Ajo ka thënë se personalisht ka pakënaqësi të madhe me mënyrën se si është menaxhuar procesi i dialogut, jo vetëm tani por përgjatë viteve.
“Dialogu është shndërruar nga BE qëllim në vetvete. Dialogu nuk është qëllim, por është instrument për të arritur një qëllim. A shkojmë ne në Bruksel dhe a ulemi në tavolinë pa arritur asnjë rezultat kjo nuk do të duhej të na entuziazmonte, ne duhet të kërkojmë rezultate. Frika ime është se BE është më shumë i orientuar nga procesi – e mira e përfshirjes së SHBA-së është se kërkojnë rezultate. Ne kemi takim me Eskobar dhe Lajçak ditën e martë dhe ne do të kërkojmë të dijmë se ky proces a ka ndonjë kornizë a ka afate. Nuk mund të sjellemi në vitin 2022 si në vitin 2013 kur ka filluar dialogu. Ne kemi marrëveshje të nënshkruara dhe gjëra që janë arritur, prandaj tani nuk mund ta shterrim këtë proces pafundësisht pa një marrëveshje përfundimtare”, është shprehur tutje Çitaku.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...