Google ADS

Mustafa: Prokuroria duhet të hetojë pse në KEK gjatë verës nuk u bënë remonte si vitet e kaluara

21:15 | 26 Janar 2022
S D

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka akuzuar Qeverinë Kurti për papërgjegjshmëri në lidhje me krizën energjetike.

Mustafa në RTV Dukagjini thotë se paralajmërimet për krizë energjetike nga ekspertët ishin shumë të hershme derisa sipas tij Qeveria nuk i ka marrë parasysh.

Deputeti opozitar tha se për krizën energjetike ka punë edhe prokuroria.

“Duhet të ketë punë edhe për prokurorinë e shtetit, pasi KEK-u gjatë këtij viti nuk ka bërë remonte në blloqet e saj, një praktikë e kamotshme e saj kur gjatë verës blloqet në rotacion dërgohen në remont. Këtë verë asnjë bllok nuk është dërguar për remont, cila është arsyeja, kush e mori këtë vendim? Prokuroria, parlamenti por edhe ekzekutivi si pronar i KEK-ut duhet gjetur një përgjigje pse KEK-u nuk e bëri një veprim të tillë”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme