Salah shënon penalltinë vendimtare, Egjipti eliminon Bregun e Fildishtë

20:23 | 26 Janar 2022
KRG

Bregu i Fildishtë dhe Egjipti luajtën një ndeshje të fortë, por që nuk solli gola për 120 minuta, ndërsa nga penalltitë ishin faraonët që kaluan në çerekfinale.

Edhe pse rastet nuk munguan, nga të dyja palët, sidomos në pjesën e parë, rrjetat heshtën.

Serge Aurier dhe Sebastien Haller rrezikuan për ‘elefantët’, ndërsa për ‘faraonët’ ishin Mohamed Salah dhe Mostafa Mohamed që kishin raste të mira.

Në minutën e 30-të Bregu i Fildishtë mbeti edhe pa lojtarin kryesor, pasi Frank Kessie i lënduar lëshoi lojën.

Në pjesën e dytë skuadrat ishin më të kujdesshme, pasi një gabim do të kushtonte.

Wilfried Zaha ka mundur ta mbyll ndeshje, por goditja e tij në minutën e 85-të i ndal nga portieri El Shenawy.

Në vazhdime të dy skuadrat rrezikuan, por që as 30 minutat e dy pjesëve nuk sollën gola, duke bërë që ndeshja të shkojë në penallti.

Nga 11 metra më të saktë ishin Egjipti që kalojnë në çerekfinale, ku Mohamed Salah shënoi penalltinë vendimtare.

Të ngjashme