Në shtëpinë e “Big Brother VIP” është vendosur së fundmi kënga e Beatrix Ramosajt, për të cilën Donaldi është shprehur se e ka marrë shumë malli.
Aktori ka qenë duke qëndruar në oborr me Arjolën dhe Beniadën, teksa kjo e fundit nuk ia ka kursyer ngacmimet.
Beniada i ka thënë se ka shumë meshkuj seksi jashtë, por Donaldi ka treguar se ka besim te Beatrixa. “Se di pse po unë kam super besim te Trixa është një vajzë që të jep shumë besim dhe kam shumë besim te ajo”, është shprehur ai.
Më tej Beniada ka vazhduar duke i përmendur Instagramin, se si fansat dhe adhuruesit mund t’i shkruajnë e ai nuk do mundet t’i ndalojë.
“Në Instagram?! Unë ia mbyll Instagramin asaj! Ça tallesh ti?! Unë i jap një Nokia 3310, shkruaj ça bën ku je, kaq. Rri në shtëpi, shiko televizor…”, është përgjigjur Donaldi me shaka.
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...