Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se këtë javë do t’i përgjigjet me shkrim propozimit të dërguar nga Rusia muajin e kaluar në lidhje me marrëveshjen me NATO-n.
Duke folur për CNN, Stoltenberg tha se pas mesazheve, nga Kremlini presin një përgjigje lidhur me propozimin e tyre, duke shtuar se ata do të dërgojnë një përgjigje me shkrim nga NATO këtë javë.
“Aktualisht jemi duke finalizuar propozimet tona, tekstin e shkruar. Do t’ua dërgojmë këtë javë. Do ta bëjmë paralelisht me ShBA-në, sepse ShBA-ja ka marrë një propozim disa javë më parë. Edhe ne kemi marrë një draft të ngjashëm. Në thelb do të themi se jemi gati të ulemi dhe të flasim”, tha Stoltenberg.
NATO është e gatshme të diskutojë kontrollin e armëve, çarmatimin, transparencën e aktiviteteve ushtarake, mekanizmin e reduktimit të rrezikut dhe çështje të tjera që lidhen me sigurinë evropiane, tha njeriu i parë i aleancës.“Jemi të gatshëm të dëgjojmë shqetësimet e Rusisë”, tha Stoltenberg, duke theksuar se ende ka hapësirë për një rrugë diplomatike për zgjidhjen e krizës Ukrainë-Rusi.
Ai theksoi se Rusia duhet të ulë tensionet dhe të jetë e gatshme të takohet me NATO-n në mirëbesim.“NATO nuk do të vendosë njësi luftarake në Ukrainë. Por ne duhet të sigurohemi që jemi gati dhe se nuk ka mosmarrëveshje për angazhimin tonë për mbrojtjen e të gjithë aleatëve, veçanërisht në lindje të aleancës”, tha Stoltenberg./arbresh.info/
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Në Podujevë vendoset gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së ...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...