Zyra e Rregullatorit për Energji bën të ditur se e ka shtyrë afatin për dhënie të komenteve në raportet e publikuara për konsultim publik, kjo duke e marrë parasysh interesimin e palëve.
Në njoftimin e publikuar përmendet edhe afati për ristrukturimin e tarifave të nevojshme për të përmbushur kostot e blerjes së energjisë.
“Raportin mbi të Hyrat e Lejuara Maksimale (HLM) të Furnizuesit të Shërbimit Universal të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), raportin konsultativ që paraqet qëndrimet e ZRRE-së për ristrukturimin e tarifave të nevojshme për të përmbushur kostot e blerjes së energjisë elektrike dhe për të rivendosur furnizimin me energji elektrike për konsumatorë”, thuhet në njoftim.
Afati do të zgjatet deri më 31 janar, në orën 16:00. Palët që dëshirojnë të shprehin komentet e tyre për qëndrimin e ZRRE-së, ftohen t’i dorëzojnë komentet e tyre me shkrim në adresën ero.pricing‐tariffs@ero‐ks.org./arbresh.info/
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...