Së fundi u raportua në media se Dardan Sejdiu do të jetë kandidat i mundshëm për nënkryetar në Komunën e Prishtinës.
Përmes një shkrimi në Facebook, Sejdiu ka thënë se edhe pse propozimi për nënkryetar do ta nderonte pasi është i lidhur me kryeqytetin, por që nuk do të ndodhë.
“Tash e sa ditë emri im është përfol për Nënkryetar të Prishtinës. Si propozim i mundshëm do të më nderonte duke e marrë parasysh dashninë që e kam për qytetin dhe punën që e kam bërë në të kaluarën në komunë. Por, unë nuk do të jem nënkryetar i Prishtinës”, shkroi ai.
Sejdiu tha se rikthimi në politikë nëse ndodh, do të jetë i fokusuar tek angazhimi e puna ekipore me projekt të qartë politik.
“Ky angazhim ne thelb do ta ketë zhvillimin shoqëror e ekonomik me theks agjendën digjitale e te gjelbër. Angazhim qe synon të ndërtojë mirëqenie, mbrojtje, e trajtim te drejtë e të barabartë për të gjithë qytetarët”, tha tutje.
“Deri atëherë, unë do të vazhdoj të jem i angazhuar në projekte profesionale. Ndërsa ju të gjithë kujdesuni për veten dhe të afërmit tuaj. Sa më pak telashe dhe sa më shumë dashni mes nesh.
Faleminderit te gjithëve për mirëkuptim”, shkroi në fund Sejdiu./arbresh.info/
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor