Google ADS

Arrestohet 25 vjeçari, dyshohet për plagosje në Prishtinë

17:57 | 26 Janar 2022
L G

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet për plagosje.

Sipas njoftimit të policisë arrestimi i të dyshuarit është bërë, pasi i njëjti dyshohet për plagosjen ne Prishtinë më 21 janar, shkruan arbresh.info

“Më datë 21.01.2022, rreth orës 16:45, është raportuar se në rrugën “Ali Sokoli ” në Prishtinë, nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur një person. Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin”, njofton policia.

Ndërkohë policia thotë se ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit dhe ka identifikuar të dyshuarin B. H, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

“I dyshuari B. H 25 vjeçar sot më datë 26.01.2022, është intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është ndaluar për 48 orë, për tu proceduar më tej nën dyshimet për vrasje në tentativë”, bën të ditur policia.

Në të njëjtën kohë polica ka sekuestruar edhe armën e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë Revole e tipit ZORAKI, të cilën i dyshuari e kishte fshehur pas ngjarjes në një lokacion tjetër./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme