Google ADS

Kuvendi pa kuorum për votim, deputetët shkojnë në pauzë

16:41 | 26 Janar 2022
S D

Në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar seanca plenare me disa pika të papërfunduara nga seanca të kaluara.

Mirëpo, për të vazhduar debatin për këto pika të mbetura nuk ka kuorum.

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, pasi opozita lëshoi sallën tha se seanca do të vazhdojë me prezantimin e disa projektligjeve meqë nuk ka kuorum të mjaftueshëm për disa pika të cilat ishin paraparë të hyjnë në votim.

“Për shkak që nuk kemi kuorum të mjaftueshëm për disa prej pikave që duhet të hyjnë në votim do të vazhdojë me pikat e mbetura ku nuk është shtjerrë debate dhe kemi prezantim të projekt ligjeve. Po vazhdoj me pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 13 dhe 14 dhjetor 2021”, ka thënë Bogujevci.

Pas kësaj, ministri i Mjedisit ka paraqitur projektligjin për mbeturina por i njëjti nuk ka kuorum.

Mes tjerash votimi i propozim rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me pagat në sektorin publik dhe votimi i raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020 janë shtyrë për një seancë tjetër për shkak të mungesës së kuorumit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme