Google ADS

Deputetja ukraniase falënderon Kosovën për mbështetjen kundër Rusisë

16:21 | 26 Janar 2022
S D

Deputetja dhe politikanja Iryna Friz ka falënderuar Kosovën për mbështetjen e dhënë për Ukrainën.

Përmes një shkrimi, Friz ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani për mbështetjen e dhënë për Ukrainën në periudhën e kërcënimit të pushtimit nga Rusia.

Friz gjithashtu ka akuzuar Serbinë për mbështetjen e dhënë Rusisë përmes grupeve të mercenarëve dhe militantëve pro-rus në Ukrainë.

“Jam e bindur se Ukraina duhet të mbështesë miqtë e vërtetë, të cilët gjithashtu zgjodhën pavarësinë e tyre. Është koha për të refuzuar standardet e dyfishta. Miqtë e Ukrainës nuk janë ata që dërgojnë militantë pro-rusë në tokën tonë, por ata që gjithashtu nën kërcënimin e konfliktit të armatosur, shprehin mbështetje për shtetin tonë”, ka shkruar Friz.

Në fund, ajo ka bërë thirrje për vendosjen e marrëdhënies diplomatike mes Kosovës dhe Ukrainës, pasi që siç “vendosja e marrëdhënieve miqësore me Prishtinën do të jetë një hap i ndershëm, i cili më parë është bllokuar nga politika ruse në Ballkan”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme