Glauk Konjufca infektohet për herë të dytë me koronavirus

14:40 | 26 Janar 2022
V. S.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca është infektuar për herë të dytë me koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur sot në seancën parlamentare, nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.

“Kryetari ka rezultu pozitiv me COVID-19, kështu që nuk mund të marrë pjesë në seancë. Kjo është për njoftimin tuaj, natyrisht edhe për njoftim të publikut. Shpresojmë që do ta kalojë shumë shpejt dhe me lehtësi”, shtoi Bogujevci./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme