Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një pune gjatë realizimi të proceduarave hetimore kanë arritur të zbulojnë nëntë vepra të ndryshme penale falë marrjes dhe ekzaminimit të gjurmëve të gishtërinjve nga vendet e ngjarjeve ku ishin kryer këto vepra.
Zyrtarët policorë nga Sektori i Hetimeve Rajonal në Prizren, përmes gjurmëve të gishtërinjve kanë arritur të zbulojnë gjurmët latentë të tërhequra nga disa vend-ngjarje ku ishin kryer vepra penale të ndryshme.
Tutje është theksuar se pas identifikimit janë njoftuar stacionet përkatëse policore, të cilat më pas kanë tërhequr raportet të cilat do të jenë bazë për procedura të mëtejme.
Postimi i plotë:
Zyrtarët policorë të përkushtuar në punën e tyre gjatë realizimit të procedurave hetimore kanë arritur të zbulojnë nëntë vepra të ndryshme penale falë marrjes dhe ekzaminimit të gjurmëve të gishtërinjve nga vendet e ngjarjeve ku ishin kryer vepra penale.
Zyrtarët policorë nga Sektori i Hetimeve Rajonale Prizren, konkretisht zyrtarët e ekzaminimit të gjurmëve të gishtërinjve kanë arritur të zbulojnë gjurmët latentë të tërhequra nga disa vend-ngjarje ku ishin kryer vepra penale të ndryshme.
Pas identifikimit pozitiv dhe përpilimit të raportit të ekzaminimit të këtyre rasteve janë njoftuar stacionet policore përkatës, të cilat i kanë tërheq këto raporte të cilat do të jenë bazë për procedura të më tejme, konkretisht ngritjen e kallëzimeve penale ndaj kryerësve që deri tani ishin të panjohur.
Policia mbetet e përkushtuar në realizim të detyrave të saja dhe vënien para drejtësisë të kryerësve të veprave penale. /arbresh.info/
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...