Google ADS

Treni godet për vdekje dy emigrantë në Kumanovë

14:12 | 26 Janar 2022
A. B.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme është raportuar se janë gjetur dy trupa të pajetë në afërsi të hekurudhës në Tabanoc të Kumanovës.

Policia ka konstatuar se viktimat janë dy emigrantë, ndërkaq të njëjtit janë goditur nga treni.

“Me datë 25.01.2022 në ora 15.42 në SPB Kumanovë është raportuar se në afërsi të hekurudhës në fshatin Tabanoc të Kumanovës janë gjetur dy trupa të pajetë të emigrantëve. Nga kontrolli i kryer nga ekipet policore të SPB Kumanovë, është konstatuar se personat janë goditur nga një tren. Është konstatuar se një prej viktimave është J.K. nga Afganistani, ndërsa po punohet për identifikimin e viktimës tjetër”, thonë nga MPB.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme