Qeveria miraton propozimin për drejtorët e rinj të Postës së Kosovës

11:05 | 26 Janar 2022
V. S.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur sot se në mbledhjen e qeverisë është miratuar propozimi për emërimin e drejtorëve të ndërmarrjes publike të Postës së Kosovës.

”Marrë parasysh funksionalizimin e bordit të plotë të Postës, propozoj të emërohen për drejtorë këta kandidatë: Fadil Bejta, kryesues, Safije Beseni, anëtare, Hyrmete Mydyti, Sebahate Krasniqi, Gëzim Paci dhe Visar Nura, anëtarë”, tha Kurti.

Kurti shpreson se këta kandidatë pritet të rrisin performancën e ndërmarrjes dhe ta bëjnë Postën e Kosovës, ndërmarrje të suksesshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme