Çaji i majdanozit qetëson nervat, lehtëson dhimbjet, lehtëson fryrjet, pastron gjakun dhe këto janë vetëm disa nga efektet për shkak të të cilave mjekësia popullore e përdor gjerësisht.
Majdanozi është erëz mediteriane, e cila për shkak të gjetheve jeshile të ndezura, luan rol në dekorimin e ushqimit, por përpos kësaj shërben edhe si ilaq natyror, transmeton portal arbresh.info
Kjo erëz rekomandohet kundër temperaturës, sëmundjeve të veshkave, sëmundjeve të traktit urinar, diabetit, inflamacionit të syve, pickimeve nga insekte të ndryshme, madje edhe për impotencë.
Aftësia e kësaj bime për të stimuluar nxjerrjen e lëngjeve nga trupi është e mahnitshme, ndaj është shumë e dobishme për shëndetin e veshkave dhe të gjithë rrugëve urinare. Rrënja e majdanozit vepron si diuretik, prandaj përdoret për të trajtuar forma të ndryshme të grumbullimit të tepërt të lëngjeve në trup.
Përveçse stimulon nxjerrjen e lëngjeve, stimulon edhe nxjerrjen e kripërave në organizëm dhe ndikon në uljen e presionit të gjakut.
Majdanozi, gjithashtu mund të ndihmojë obezët që të humbasin peshë.
Receta e çajit të majdanozit
Hidhni një lugë çaji fara, gjethe ose rrënjë të mëjdanozit në 200 ml ujë të vluar dhe lëreni për vlojë për 10 ose 15 minuta.
Këtë çaj të nxehtë duhet ta konsumoni 2 deri në 4 herë në ditë./arbresh.info/
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, li...
Burimi tregon forcën me Anisën në shpinë – banorët shkrihen ...
Balluku: Më 1 dhjetor paraqesim planin e uljes së çmimit të ...
Britani e Madhe/ 760,000 gra presin për një ekzaminim gjinek...