Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se tani janë duke qarkulluar katër lloje të ndryshme të variantit Omicron.
Varianti Omicron i koronavirusit shkaktoi një rrithikim të masave të rrepta në gati mbarë botën, transmeton portal arbresh.info
Lloji fillestar i Omicron, i njohur si B.1.1.529 tani është zhvilluar në tre lloje të tjera, paralajmëron OBSH.
BA.1 tani është përhapur në 171 kombe të ndryshme, tha organizata shëndetësore, ndërsa nënvariantet BA.2 dhe BA.3 janë më pak të zakonshme.
Rreth 400 raste me BA.3 janë regjistruar në Britani të Madhe, ndërsa në Danimarkë janë regjistruar raste me BA.3.
“Është natyrë e viruseve që të evulojnë dhe të ndryshojnë, kështuqë duhet të presim për të parë variantet e reja që do të shfaqen në vazhdim”, tha Dr.Meera Chand, drejtoreshë për Covid në UKHSA.
“Vëzhgimi ynë i vazhdueshëm gjenomik na lejon t’i zbulojmë ato dhe të vlerësojmë nëse ato janë të rëndësishme.
“Deri më tani nuk ka prova të mjaftueshme për të përcaktuar nëse BA.2 shkakton sëmundje më të rëndë se Omicron BA.1, por të dhënat janë të kufizuara dhe UKHSA vazhdon të hetojë’, shtoi ai./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...