NATO do t’i dërgojë një propozim me shkrim Kremlinit në fund të kësaj jave për të “përpjekur të gjejë një rrugë përpara”, mes tensioneve në rritje rreth trupave ruse në kufirin e Ukrainës, tha, sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.
“Ne do të theksojmë se jemi gati të ulemi… dhe të diskutojmë kontrollin e armëve, çarmatimin, transparencën në aktivitetet ushtarake, mekanizmat e reduktimit të rrezikut dhe çështje të tjera që janë të rëndësishme për sigurinë evropiane. Dhe gjithashtu të ulemi dhe të dëgjojmë shqetësimet ruse”, u shpreh Stoltenberg, shkruan cnn transmeton arbresh.info
Shefi i NATO-s tha javën e kaluar se aleanca ushtarake perëndimore së shpejti do t’i dërgonte Rusisë propozimet e saj me shkrim, duke iu përgjigjur kërkesave të sigurisë së Moskës dhe do të sugjeronte bisedime serioze për kontrollin e armëve dhe masat e transparencës për aktivitetet ushtarake dhe të vendosjes së raketave.
Komentet e Stoltenberg erdhën një ditë pasi NATO njoftoi se disa vende anëtare po vendosnin forcat në gatishmëri dhe po dërgonin anije dhe avionë luftarakë shtesë në Evropën Lindore. /arbresh.info/
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër