Fundi i pandemisë?! Ky shtet europian do të heq të gjitha masat kufizuese

00:36 | 26 Janar 2022
Trina Galanxhi

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, do të njoftojë së shpejti se të gjitha kufizimet e vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit do të hiqen në vend deri në fund të muajit janar, raportoi sot e përditshmja Jyllands-Posten, duke cituar disa burime, raporton Reuters.

Mediat lokale thonë se të gjitha masat për qytetarët do të hiqen, megjithëse kufizimet e udhëtimit do të mbeten në fuqi, transmeton portal arbresh.info

Masat aktuale për të luftuar përhapjen e COVID janë në fuqi në Danimarkë deri më 31 të këtij muaji.
Mediat daneze shkruajnë se kryeministrja e vendit ka të ngjarë të njoftojë se Covid nuk përbën më rrezik për shoqërinë.

Danimarka ka regjistruar rreth një million e gjysmë raste të infeksionit me Covid që nga fillimi i pandemisë, ndërsa më shumë se 3 mijë persona kanë humbur jetën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme