Google ADS

Kusari-Lila për ngritjen e çmimit të energjisë: E kemi ditur se nuk do të jetë e lehtë

23:55 | 25 Janar 2022
Trina Galanxhi

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se rritja e çmimit të energjisë elektrike duhet të prekë sa më pak qytetarët.

Kusari-Lila në RTV Dukagjini thotë se ngritja e çmimit të energjisë elektrike ka qenë ndër vendimet më të vështira për Qeverinë.

“E kemi ditur se nuk do të jetë e lehtë. E kemi ditur që jot ë gjitha problemet do të mund të zgjidhen në 11 muajt e parë të qeverisjes. Këto sfida kanë ardhur edhe nga jashtë. Kriza energjetike i është imponuar Kosovës nga jashtë”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

E para e deputetëve të LVV-së thotë se edhe ngritja e çmimeve të artikujve ushqimorë në Kosovë është e lidhur me ngritje e çmimeve në vendet ku ato prodhohen.

Deputetja e shumicës parlamentare thotë se kryeministri Kurti është duke u përpjekur maksimalisht që ngritja e çmimit të rrymës të prek sa më pak qytetarët.

“Kemi një Qeveri që edhe në situatë të krizës ka ofruar subvencionime. Do të vazhdohet edhe më tej me subvencionime”, tha ndër të tjera Mimoza Kusari-Lila.

Të ngjashme