Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha se nuk shqetësohet për ndryshimet në qeverisjen aktuale, duke vlerësuar se ato janë epilog i impotencës.
Ai thotë se do të ishte logjike që ai të hiqej nga posti i zëvendëskryeministrit, por të mos bëhej ndonjë dramë për këtë.
“Nëse dikush dëshiron të prekë rendin kushtetues me veprime të paligjshme, veçanërisht sektorin e sigurisë, në mënyrë që të provokojë trazira në Mal të Zi, ai do të ketë një përgjigje adekuate në të njëjtën sekondë”, tha ai.
Personalisht, thotë ai, nuk e njeh frikën e rendit kushtetues. Politikani shqiptar tha gjithashtu se pyetja është se a do të përfshihen tani në çdo gjë persona të cilët janë “forca speciale” për të krijuar trazira dhe grindje me popullin, “Në atë rast, mendoj se reagimi ynë duhet të jetë adekuat”, raporton rtcg.
Ai thotë se të gjithë po sillen si duhet, përveç demokratëve dhe grupit rreth kryeministrit Zdravko Krivokapiq.
Ata e paraqitën qeverinë e pakicës si ide të URA-së për të dalë nga kriza “Nëse deputetët nuk e duan këtë, nuk shoh asnjë problem. Është e drejta jonë të propozojmë diçka dhe e tyre të refuzojmë”.
Ndryshe, Kuvendi i Malit të Zi ka përcaktuar tre seanca parlamentare gjatë muajit të shkurt që përfshijnë shkarkimin e Abazoviqit, shkurtimin e mandatit të Parlamentit dhe votëbesimi i Qeverisë.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?