21 emigrantë u mbajtën peng në një banesë në Tiranë

23:16 | 25 Janar 2022
Trina Galanxhi

Këto foto u përkasin qytetarëve nga vendet e lindjes që u gjetën të mbyllur në një banesë në kryqytet, ku qëndruan si pengje në pritje të parave që duhet tu paguheshin trafikantëve.

Për pengmarrjen e 21 emigrantëve të cilët u nisën nga Iraku, Siria dhe Afganistani në dhjetor dhe mbërritën në janar në Shqipëri, u arrestuan një shqiptar dhe dy shtetas të huaj nga Libia dhe Maroku. Ata dolën para gjykatës për masa sigurie për akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë.

Në dosjen që dispononon Top Channel thuhet se njëri nga pengjet telefonoi fshehtas një të afërm në Gjermani, të cilit ju lut të njoftonte policinë shqiptare. Megjithëse për udhëtimin nga Korça në Tiranë ata paguan 300 euro personi, dy nga të dyshuarit të quajtur Zakaria Dervish dhe Muhamet Amine i kërcënuan emigrantët e paligjshëm që hynë në Shqipëri përpara katër ditëve duke u kërkuar që të afërmit e tyre të transferonin më tepër para. Marrëveshja mes klandestinëve dhe trafikantëve përfshinte fillimisht vetëm pagesën prej 10 euro për çdo natë që secili do të qëndronte në banesën e përshtatur si hostel.

Emigrantët tregojnë se sfida më e vështirë e tyre nuk ishte udhëtimi qëindra kilometrësh në këmbë por mbyllja në një dhomë derisa të gjenin paratë.

Njëri nga emigrantët e përshkruan rrëmbyesin dhe bashkëpunëtorin e tij si njeriu që kishte si tatuazh një kallashnikov në qafë.
Pikërisht dy prej tyre janë shpallur në kërkim mbasi dyshohet se kërkonin 1 mijë euro për person me kushtin se do ti lejonin të dilnin prej andej dhe më pas do të udhëtonin me skafe drejt Italisë.

I zoti i shtëpisë, Mentor Kuka që i strehoi akuzohet për dhënie ndihme të kalimit të paligjshëm të 21 emigrantëve të cilët mbas intervistimitnëse nuk kërkojnë azil do të kthehen pas.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme