Kryetari i AKR-së Behxhet Pacolli ka thënë se qeveria e Kosovës po provon t’ia lë fajin qeverive të kaluara për dështimet e tyre.
“Për t’ia lënë fajin dikujt pak a shumë është bërë banale, nuk ka deputet, nuk ka pjesëtar të qeverisë që del e nuk thotë faji është i juaji, faji është i qeverisë së kaluar, i hajnave, dhe besoni se është aq banale, dhe do të thoja edhe qesharake”, tha Pacolli në Prime Time.
Tutje, Pacolli tha se qeveria ka pasë kohë të mjaftueshme ti rindërtojnë shumë gjëra, nëse ata mendojnë se qeveritë e kaluara nuk kanë punu drejt.
“Duke e ditur se ka pasë kohë që kjo qeveri shumë gjera ti rindërtojnë nëse konsideroni se qeveritë e kaluara nuk kanë punu drejt. Unë besoj se në këtë periudhë kanë mund shumë gjëra mu rikthye në binarët e duhur dhe problemi i rrymës po ashtu” deklaroi Pacolli.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...