Boksier shqiptar, Florian Marku ka arritur marrëveshje me mediumin gjigant, Sky Sports për transmetimin e meçeve të tij.Marku ka zbuluar se tani Sky dhe Boxxer do ta përcjellin atë në çdo meç, madje ata do të vijnë edhe në Shqipëri gjatë verës, ku ai do të zhvillojë një luftë në “Air Albania”, shkruan GazetaBlic Sport.
Ja njoftimi i Florian Markut:
“Jam i lumtur të nënshkruaj një marrëveshje ekskluzive afatgjatë me Boxxer. Unë dua t’u jap fansave të mi atë që duan: luftimet më të mira në platformën më të madhe – dhe në SKY SPORTS ne e kemi atë. Si pjesë e marrëveshjes, SKY dhe BOXXER do të vijnë në Shqipëri, ku do të zhvilloj një luftë për kthimin në shtëpi këtë verë. Mezi pres të bëj një shfaqje për të gjithë fansat e mi në të gjithë botën” shkruan Marku në njoftim.
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”