Google ADS

Barcelona lëshon komunikatë zyrtare rreth lëndimit të Ansu Fatit, mësohet se sa do të jetë jashtë fushave

15:59 | 25 Janar 2022
KRG

Katalunasit, sot kanë lëshuar një komunikatë zyrtare në lidhje me lëndimin e Ansu Fatit.

Spanjolli kishte pësuar lëndim në ndeshjen e fundit të Barcelonës, ndërsa pas lëndimit është përfolur se ai do t’i nënshtrohet operimit.

Barcelona në komunikatë, ka treguar se 19-vjeçari nuk do të operohet, por do të ti nënshtrohet disa tretmanëve konservative, për t’u rikuperuar nga lëndimi i tendinit proksimalt të bicepsit femoris të kofshës së majtë.

Ndërsa është bërë e ditur se ai pritet të mungojë 6 deri në 8 javë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme